Në Stamboll po luhet derbi i parë i këtij sezoni mes Fenerbahce dhe Galatasaray-it. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për miqtë.
Galatasaray kaloi i parë në avantazh falë një goli shumë të bukur të Leroy Sane në minutën e 27-të. Me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë, i ndihmuar edhe nga devijimi i njërit prej mbrojtësve të Fenerbahce, topi i goditur nga Sane përfundon në rrjetën e Ederson. SHIKOGOLINESANE
Në minutën e 42-të, ndodhi një episod që do të diskutohet gjatë gjithë javës në Turqi. Edson Alvarez gjen golin ëpr Fenerbahce-n, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Ndërhyn VAR dhe goli anullohet për prekje të topit me dorë nga lojtarët e Fenerbahce. Pjesa e parë mbyllet 0-1 dhe me protesta të shumta nga lojtarët dhe stafi i Fenerbahce. SHIKOGOLINEANULLUARTEFENERBAHCE
Aktualisht Galatasaray mban vendin e parë me 32 pikë, Fenerbahce ndjek me një pikë më pak. Në rast se derbi mabron me këtë rezultat, Galatasaray do të shkëputet me 4 pikë diferencë.
Përsa i përket atmosferës në stadium, ajo vlerësohet me notën 10 si zakonisht. Të dyja ekipet u ndëshkuan me nga një karton të verdhë në pjesën e parë. Semedo për vendasit dhe Lemina për miqtë, për ndërhyrje të gabuara.
The post Leroy Sane spektakolar dhe një gol i anulluar, pjesa e parë e derbit të zjarrtë të Stambollit mbyllet mes protestave të shumta (video) appeared first on Telesport.











