“Lëre Nasseri-n të qetë ose…”, Mbappe tërheq padinë PSG-së pas kërcënimit

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappé, ka tërhequr padinë e tij për ngacmim moral kundër Paris Saint-Germain.

Këtë e ka zbuluar ‘L’Equipe’, duke shtuar se padia ligjore e ngritur në gjykatën e punës është ende në pritje.

Avokatët e sulmuesit francez tërhoqën padinë të ngritur më 16 maj, e cila kishte çuar në hapjen e një hetimi gjyqësor nga Prokuroria e Parisit.

Ylli i Realit dhe shoqëruesit e tij janë të vendosur të arkivojnë kontekstin ligjor dhe të përqendrohen ekskluzivisht në çështjet sportive, përkatësisht në ankesën e ngritur kundër PSG-së për të rikuperuar 55 milionë eurot e prapambetura të papaguara nga klubi në muajt e fundit të qëndrimit të tij në Paris midis pagave dhe bonuseve.

Booba, një reper i njohur francez me origjinë senegaleze, ndërhyri gjithashtu në klimën tashmë të tensionuar midis Kylian Mbappé dhe presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

Artisti, i cili jeton në Majemi, postoi një mesazh provokues në rrjetet sociale drejtuar ish-sulmuesit të PSG-së, tani te Real Madrid, duke kërcënuar se do të zbulonte detaje kompromentuese rreth stilit të tij të jetesës në Palm Beach, ku kampioni francez u infektua me një virus të zorrëve që e pengoi të dilte në fushë në ndeshjet e para të Kupës së Botës për Klube dhe bëri që të humbiste një sasi shqetësuese peshe.

Reperi gjithashtu e ftoi lojtarin e Madridit të hiqte dorë nga beteja ligjore e vazhdueshme me PSG-në, duke e kërcënuar me zbulime të reja tronditëse nëse nuk e bënte.

“Nëse nuk e lë Nasser-in të qetë, do t’i tregoj çfarë po bën në Palm Beach, me kë shoqërohesh dhe pse ke ‘gastroenterit’. Luaj futboll, shëno gola dhe shiti fanella. Mos na shqetëso, Kyky. Dhe merr patentën!”, shkroi Booba në Twitter.

Pas “ftesës”, e cila mbërriti nëpërmjet X më 26 qershor, Mbappè tërhoqi një pjesë të procedurave ligjore që po zhvilloheshin kundër parisienëve: vetëm një rastësi apo Kylian donte vërtet të fshihte diçka?

The post “Lëre Nasseri-n të qetë ose…”, Mbappe tërheq padinë PSG-së pas kërcënimit appeared first on Telesport.