Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, përveç dashurisë së madhe që merr nga publiku, mesa duket po përjeton edhe një “pushtim” të vogël… nga macet!
Në një video të publikuar në Instagram, Leonora ka ndarë një moment të çuditshëm e njëkohësisht komik, ku një mace e ndjek kudo që ajo shkon. “Se di çka kanë këto maca mas meje kah po shkoj ”, ka shkruar ajo mbi videon, duke e shoqëruar me një emoji qeshjeje.
Mesa duket, edhe kafshët ndjejnë energjinë pozitive të Leonorës – madje aq shumë, sa që nuk i ndahen as nëpër oborr!
Përveç zërit të saj të mrekullueshëm, tashmë duket se ajo po fiton edhe titullin e “mikes së maceve”!