Leonora Poloska ka qenë një nga emrat më të dëgjuar në muzikën shqiptare, e njohur për zërin karakteristik dhe performancat e saj në skenë.
Gjatë viteve të karrierës, ajo ka qenë ndër këngëtaret më të angazhuara dhe më prezente në publik.
Megjithatë, prej kohësh ajo është tërhequr dukshëm nga aktivitetet muzikore, për arsye personale, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi, në një postim në Instastory, artistja ka ndarë një mendim të thjeshtë, por me peshë: “Të jesh i lumtur është shumë e thjeshtë, por është shumë e vështirë të jesh i thjeshtë. Sa më i thjeshtë, po aq më i lumtur.”
Me këtë mesazh, Leonora lë të kuptohet se sot jeton më larg vëmendjes dhe fushës së famës, duke zgjedhur një ritëm më të qetë e më të thjeshtë jete.












