Leonardo, ish-drejtori sportiv i PSG-së, komentoi eksperiencën e Marco Verratti në klubin francez, ku qëndroi nga viti 2012 deri më 2023. Ai theksoi se mesfushori italian, i cili kishte luajtur vetëm te Pescara në Serie B para PSG-së, ishte bërë shpejt ikonë për tifozët, edhe pse shpesh kritikohej.
Leonardo e mbrojti Verrattin nga kritikat: “Kam respekt të madh për ata që erdhën në fillim të projektit, sepse nuk ishte aspak e lehtë… Ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme”. Sipas tij, Verratti mund të kishte dhënë edhe më shumë në karrierë nëse do ta kishte lënë Parisin më herët: “Ndoshta një lojtar si Verratti, pas pesë vitesh te PSG-ja, duhej të shkonte në një klub edhe më të madh. Të qëndrosh 11 vite në një klub është e vështirë”.
Leonardo theksoi lidhjen e ngushtë me Verrattin dhe vështirësitë e përballuara nga lojtarët kryesorë: “Të qëndrosh i fokusuar për 15 vite është jashtëzakonisht e vështirë… Verratti ka qenë një lojtar i madh”.
The post Leonardo “shenjtëron” Verrattin: Lojtar i jashtëzakonshëm, duhej të shkonte në një klub më të madh se PSG-ja appeared first on Telesport.











