Leonardo, ish-drejtues sportiv i PSG dhe ish-trajner i Milanit e Interit, foli për “RMC Sport”, duke vlerësuar punën e Luis Enrique: “Lucho është perfekt, i ka transmetuar mentalitetin një skuadre të re. Për mua, Motta te PSG do të ishte gjenial: e njeh klubin, ka estetikë, do lojë të bukur, adhuron Parisin. Më vjen keq që Motta nuk u ul kurrë në stolin parizien”.
Sa i përket triumfit të PSG në vitin e largimit të Mbappé, ai shtoi: “Nëse nuk shpenzon, nuk fiton. Champions-in e fitojnë klubet më të pasura”. Braziliani kujton edhe fillimet e projektit te PSG: “Për Ibrahimovic dhe Thiago Silva shpenzuam rreth 70 milionë euro”.
Mbi epokën Messi–Neymar–Mbappé, Leonardo theksoi ndryshimin e futbollit dhe të komunikimit. Lojtarët sot fitojnë më shumë nga të drejtat e imazhit. Braziliani tregon se më 2021, Neymar dhe Mbappé donin të largoheshin dhe ai do t’i kishte lënë të iknin “me kushtet e duhura”.
Për Serie A pranon: “S’më ka pëlqyer kurrë të jem trajner. Te Milani e bëra këtë rol sepse duhej përgatitur shitja e klubit. Tek Inter shkova vetëm prej Morattit”. Në fund e mbyll duke thënë se nuk ka ndërmend të kthehet në futboll, përveç një projekti shumë ambicioz, dhe se “ndoshta s’do të kisha hequr dorë nga Donnarumma”.
The post Leonardo “pa dorashka”: Champions-in e fitojnë klubet më të pasura, tek Interi vetëm prej Morattit appeared first on Telesport.











