Leon Goretzka zgjedh Serie A si destinacionin e ri, garë e ashpër mes 3 klubeve për mesfushorin gjerman

Leon Goretzka do të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayern Munich, si lojtar i lirë, gjë që ka rritur ndjeshëm interesimin ndaj tij nga klube dhe liga të ndryshme.

Për momentin duket se destinacioni më i mundshëm për mesfushorin gjerman është Serie A, ku klubet më të interesuara janë: Napoli, Inter dhe Juventus.

Antonio Conte e pëlqen shumë mesfushorin 31-vjeçar dhe e sheh atë si një përforcim ideal për mesin e fushës. Inter, gjithmonë i vëmendshëm ndaj lojtarëve me eksperiencë që mund të vijnë falas. Duke qenë se klubi zikaltër pritet të formatojë mesfushën në verë, ku do të ketë disa largime si Hakan Calhanoglu, Henrikh Mkhitaryan, Davide Fratessi etj, ndaj ardhja e Goretzka mund të ishte një përforcim ideal.

Juventus po ashtu e vlerëson shumë mesfushorin gjerman, por së pari duhet të arrijë kualifikimin në Champions League, ndryshe duket e vështirë që Goretzka të zgjedhë një ekip që nuk do të luajë në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë në sezonin e ardhshëm.

The post Leon Goretzka zgjedh Serie A si destinacionin e ri, garë e ashpër mes 3 klubeve për mesfushorin gjerman appeared first on Telesport.