Futbollisti shqiptar, Leon Dajaku është bërë me skuadër të re.
Ai ka bërë debutimin e tij të parë me fanellën e klubit, FC Sharjah, shkruan indeksonline.
Skuadra e tij pësoi humbje 1:3 ndaj Sabab al-Ahli në Kupën e Ligës në Emiratat e Bashkuara Arabe.
Dajaku ishte larguar nga Hajduku i Splitit për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte me trajnerin Gennaro Gattuso.
Edhe pse ende nuk është prezantuar apo zyrtarizuar nënshkrimi i tij, mbrëmë lojtari shqiptar debutoi me fanellën e klubit Sharjah.