Leo Messi ishte shumë afër golit historik në Kupën e Botës për Klube, e ndali shtylla

Lumbardh Dellova ka pasur një sezon fantastik si me kombëtaren e Kosovës, ashtu edhe me klubin e tij CSKA Sofia.

Normalisht, pas paraqitjeve të mira, Dellova ka rënë në syrin e disa skuadrave europiane, pavarësisht se ai ka kontratë edhe dy vite me ekipin bullgar,  shkruan GazetaBlic Sport.

Në një intervistë së fundmi, Dellova konfirmoi interesimin e disa skuadrave, por tha se ende nuk ka diçka konkrete.

“Vera është e gjatë, kam edhe dy vite kontratë, ka disa interesimi, s’ka diçka konkrete, do kthehem në CSKA, do bëjë përgatitjet, e më pas të shohim, çka bëhet më mirë për mua”, tha Dellova për Urban FM.

Kujtojmë se Dellova është bërë një lojtar kyç i kombëtares së Kosovës në futboll.

/GazetaBlic Sport

The post Dellova e konfirmon: Ka disa interesime, por jo konkrete, do vazhdojë përgatitjet me CSKA, pastaj shohim! appeared first on GazetaBlic.