Bernardo Silva ka zyrtarizuar largimin nga Manchester City në fund të këtij sezoni dhe gara për transferimin falas për portugezin sa vjen e po bëhet më e fortë.
Një nga klubet më të interesuara për mesfushorin 31-vjeçar është edhe Barcelona. Silva duket si profili i duhur për të plotësuar linjën sulmuese të katalanasve.
Por, gara për transferimin e portugezit nuk do të jetë aspak e lehtë. Së fundmi, listës së gjatë të ekipeve që duan Benardo Silva i është shtuar edhe Inter Miami. Ylli kryesor i amerikanëve, Leo Messi, ka kërkuar nga drejtuesit transferimin e mesfushorit portugez, bën të ditur “Fichajes”.
Përveç Barcelonës dhe Inter Miami, për portugezin interesohen edhe klubet e Serie A si Juventus dhe Inter.
The post Leo Messi i prish planet Barcelonës, Inter Miami futet në garë për një nga emrat kryesor të katalanasve në merkato appeared first on Telesport.










