Lens nuk heq dorë nga gara për titullin, shpreson për një “dhuratë” nga Marseille

Lens nuk mund të quhet më thjesht surpriza e këtij sezoni në Ligue, por mund të themi me plot gojën që është ekipi rival i PSG-së për titullin kampion. Lens fitoi sot 3-1 në shtëpi ndaj Rennes, edhe pse miqtë kaluan në avantazh të parët, edhe spe vendasit luajtën pjesën më të madhe të pjesës së dytë me një lojtar më pak.

Esteban Lepaul shënoi i pari për miqtë në minutën e 8-të, Odsonne Edouard barazoi shifrat në minutën e 41-të për vendasit. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Ruben Aguilar shënoi për Lens golin e avantazhit në minutën e 54-të dhe dy minuta më pas, la fushën e lojës, për shkak se mori kartonin e dytë të verdhë. Edhe pse me një lojtar më pak, Lens jo vetëm që mbrojti rezultatin, por në minutën e 78-të shënoi golin e tretë me Allan Saint-Maximin, i cili u transferua gjatë merkatos së janarit dhe debutoi me gol në këtë rikthim në Ligue 1.

Lens fiton 3-1 dhe momentalisht kryeson renditjen në Ligue 1 me 49 pikë, një pikë më pak se PSG, e cila luan nesër në transfertë ndaj Olimpique Marseille.

The post Lens nuk heq dorë nga gara për titullin, shpreson për një “dhuratë” nga Marseille appeared first on Telesport.