Lens bie në “Velodrome” pas 10 fitoresh, Ethan Nwaneri debuton direkt me gol

Pas një ecurie prej 10 fitoresh rresht, Lens është ndalur në “Velodrome” ku është mundur 3-1 nga Olimpique Marseille, në sfidën e vlefshme për javën e 19-të në Ligue 1.

Vendasit e drejtuar nga Roberto De Zerbi gjetën avantazhin që në minutën e 3-të me Amine Gouiri, ndërkohë që në minutën e 13-të ishte mesfushori i ardhur së fundmi në huazim nga Arsenal, Ethan Nwaneri, i cili gjeti rrjetën pas asistit të Hojbjerg. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Marseille.

Në minutën e 75-të, Gouiri shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Maresejën. Miqtë shënuan golin e nderit me Rayan Fofana në minutën e 85-të. Rezultati përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitoreje, Olimpique Marseille mbetet në vendin e tretë me 38 pikë, Lens në vendin e dytë me 43 pikë dhe kryeson PSG me 45 pikë. Parizienët rikthyen në krye të Ligue 1, pas disa javësh, falë fitores së Olimpique Marseille ndaj Lens.

The post Lens bie në “Velodrome” pas 10 fitoresh, Ethan Nwaneri debuton direkt me gol appeared first on Telesport.