Lennart Karl nuk ndalet më, por Bayern surprizohet në fund të pjesës së parë (video)

Pjesa e parë mes Bayern dhe Mainz është mbyllur 1-1 në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e 14-të në Bundesligë. Ishte Lennart Karl i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 29-të, 17-vjeçari shënoi pas asistit të Serge Gnabry.

Ky është goli i tretë për të në Bundesligë dhe i gjashtë në të gjitha kompeticionet. Lennart Karl ka shënuar katër gola në pesë ndeshjet e tij të fundit si titullar për Bayernin në të gjitha garat.

Djaloshi 17-vjeçar është padyshim lojtari i momentit te Bayern dhe jo vetëm. Në fund të pjesës së parë, Kacper Potulski zuri në befasi bavarezët duke barazuar shifrat me kokë, pas pasimit që mori nga goditja e dënimit. U desh edhe ndërhyrja e VAR, por goli i mbrojtësit polak ishte i rregullt. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

SHIHGOLAT

The post Lennart Karl nuk ndalet më, por Bayern surprizohet në fund të pjesës së parë (video) appeared first on Telesport.