Lëndohet Raphinha, nuk dihet sa do t’i mungojë Barcelonës

Raphinha ka pësuar një lëndim në kofshën e djathtë në ndeshjen miqësore të Brazilit me Francën.

Këtë e kanë konfirmuar testet, pasi sulmuesi la fushën duke mos dalë fare në pjesën e dytë.

Ai pritet të kthehet te klubi i tij Barcelona për teste të mëtutjeshme.