Një seri lëkundjesh tërmeti janë regjistruar gjatë orëve të mëngjesit të sotëm në disa zona të Shqipërisë.
Sipas të dhënave, tërmeti më i fortë është shënuar në Durrës, me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë në qytet dhe zonat përreth, por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja.
Në Miras të Korçës rreth orës 06:15 është ndjerë një tjetër lëkundje, me magnitudën 3.1.
Ndërkohë, në jug, në Konispol, janë regjistruar 3 lëkundje sizmike.