Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit , Pal Lekaj, e ka krahasuar deputeten e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila me një pulë.
Ai përmes një postimi në Facebook i ka thënë: “kokoriz sa të duash, koha ime është shumë e çmuar për ta humbur me ty!”
“Më vije keq Mimozë!
Kokoriz sa të duash, koha ime është shumë e çmuar për ta humbur me ty!”, ka shkruar Lekaj.
Këto komente Lekaj i bëri pas një fjalimi të deputetës Kusari-Lila në Kuvendin komunal të Gjakovës, gjatë mbledhjes për çështjen e shpronësimit të Kullës së Sylejman Vokshit.
Ajo me tone të ashpra foli para të pranishmëve duke i akuzuar për qeverisje jo të mirë.
Për shkak të tonit të nervozizmit anëtarët e pranishëm kërkonin nga sigurimi që ta nxjerrin jashtë.
Me moton “Mos e prek kullën”, shoqëria civile bëri thirrje që të mos ketë ndërtesa shumëkatëshe në afërsi të Kullës e cila është një pasuri historike e zonës.