Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka ironizuar me statusin e presidentit të vendit Hashim Thaçi, duke thënë se skllotën e borës e heq ministria që ai drejton pasi atë punë ka.
Lekaj ironinë e tij e vazhdoi edhe me zërat e fundit që qeveria ka mundësi të rrëzohet.
“Nuk do bie as bora, as qeveria. Sa për skllotë i kemi bagerat, i heqim. Unë atë punë e bëj”, ka thënë Lekaj.
Ndryshe, ishte i pari kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ditë më parë në pyetjen se nëse do të hiqet taksa apo do të rrëzohet Qeveria, tha se “bora do të shkrihet dikur, ajo do të shkrihet në të dyja anët”.