Leipzig i drejtuar nga Ole Werner ka marrë një fitore të jashtëzakonshme në shtëpi, 6-0 ndaj Eintracht Frankfurt, për javën e 13-të në Bundesligë. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-0, falë golave të Harder dhe Baumgartner në minutat 5′ dhe 31′.
Protagonisti kryesor i pjesës së dytë sihte Yan Diomande, sulmuesi 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, i cili shënoi “hat-trick”, duke treguar dhe njëherë tjetër që jo më kot është në radarin e gjithë klubeve të mëdha. David Raum shënoi nga penalltia. Me tre golat e shënuar sot, Diomande shkon në kuotën e 6 golave këtë sezon në Bundesligë. Verën e ardhshme pritet të largohet nga Leipzig, duke ditur numrin e madh të klubeve të njohura që duan sulmuesin. Leipzig e vlerëson mbi 90 milionë euro.
Pas kësaj fitore, Leipzig mban vendin e dytë me 29 pikë, 8 pikë më pak se Bayern i vendit të parë.
The post Leipzig nuk “dorëzohet” dhe kërkon të rivalizojë Bayern për titullin, luan “tenis” ndaj Eintracht Frankfurt (video) appeared first on Telesport.











