Ashtu siç edhe pritej, ndeshja mes Leipzig dhe Borussia Dortmund ishte shumë e bukur dhe dhuroi një spektakël të vërtetë në fushë. E luajtur në “Red Bull Arena”, e vlefshme për javën e 23-të, sfida u mbyll në barazim 2-2.
Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë 2-0, falë dopietës së austriakut Christoph Baumgartner në minutat 19′ dhe 39′. Goli i parë me finte, pas super asistit të Yan Diomande. Goli i dytë pas një aksioni model dhe asistit të David Raum.
Dortmund e nisi shumë mirë pjesën e dytë, duke ngushtuar shifrat falë një autogoli të Romulo Cardoso, pas një topi në zonë të ardhur nga goditja e këndit. Barazimi do të vinte në minutën e 90+5′, pas një kundërsulmi të shpejtë dhë asistit të Karim Adeyemi për Fabio Silva, i cili e dërgoi me lehtësi topin në rrjetë. Ndeshja mbyllet 2-2.
Dortmund mban vendin e dytë me 52 pikë, 8 pikë më pak se Bayern. Leipzig mban vendin e pestë me 41 pikë.
The post Leipzig dhe Dortmund dhurojnë spektakël. 4 gola të shënuar, por pa fitues (video) appeared first on Telesport.









