Skuadra e Leicester Cityt është shpallur kampion i kompeticionit më të vjetër në planet, FA KUP.
Leicester mposhti minimalisht 1 me 0 skuadrën e Chelseat në finalen e madhe të luajtur në stadiumin londinez, ‘Wembley’.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori belg, Tielemans në minutën e 63’të.
Ekipi i Thomas Tuchel tentoi disa herë ta barazonte rezultatin por nuk arriti, kështu ‘Blutë’ humbasin finalen e parë këtë sezon.