Lennart Karl këtë javë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me performancën e tij në Champions League kundër C. Brugge. 17-vjeçari la përshtypje të mira me vetëbesimin, dinamikën dhe teknikën që shfaqi në fushë.
Arjen Robben, legjendë absolute e Bayern, e pëlqen shumë “xhevahirin” e bavarezëve, aq sa ka thënë fjalët më të mira për të. Ish-ylli i Bayern, i cili ka luajtur në Mynih për 10 vite (2009-2019), madje, ka dhënë edhe këshilla për talentin gjerman.
“Lennart i meriton fjalët e mira. Qe i jashtëzakonshëm. Djaloshi duhet ta shijojë. Ai duhet të fokusohet te ndeshja e radhës. Duhet të mendojë hap pas hapi dhe të mos i hipë vetja në qejf. Nuk duhet të limitohet, por të kërkojë më shumë nga vetja”, ka deklaruar Robben.
The post Legjenda Robben ka një këshillë për talentin e ri të Bayern, Lennart Karl appeared first on Telesport.










