Legjenda Leo Messi i mbush sot 38 vjet

Milani nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Ardon Jashari.

Gjiganti italian madje e ka bërë një ofertë zyrtare tek Club Brugge për yllin kosovar të Zvicrës.

Për këtë siguron Sky Sport Suisse.

Jashari do ta pranonte me qejf sfidën “Rossonere”, por njëkohësisht ai është i vetëdijshëm se do të jetë një betejë e vështirë për ta bindur klubin e tij që ta lë të largohet.

Për të arritur deri tek mesfushori kreativ, Kuqezinjtë e kanë vënë në dispozicion një ofertë prej 27 milionë eurosh në tavolinë, plus 3 milionë euro shtesë nga bonuset.

Natyrisht, kjo shumë nuk ka gjasa t’i kënaq drejtuesit e klubit belg, i cili i kërkon së paku 40 milionë euro për lojtarin më të mirë të vitit në Superligën e Belgjikës.

Sidoqoftë, në Itali besojnë se marrëveshja mund të mbyllet midis 30 dhe 35 milionë euro.

Mediat italiane besojnë se trajneri Massimiliano Allegri e ka bërë Jasharin si prioritetin e tij në afatin kalimtar të verës.

Mbetet të shihet se si do të reagojë Club Brugge pas ofertës zyrtare që ia nisi sot Milani.

Drejtori i ri sportiv, Igli Tare po mendon ta krijojë një mesfushë krejtësisht ballkanase, me Modric, Xhaka e Jashari.

Mbetet të shihet nëse ish-futbollisti shqiptar do të arrijë ta formojë këtë treshe, në tentim të ngritjes së Milanit, i cili e kaloi një sezon katastrofal.

The post Milani bën ofertë zyrtare për Ardon Jasharin, zbulohet shuma appeared first on GazetaBlic.