Legjenda e Real Madrid i thotë “lamtumirë” klubit: Pata nderin të luaja për ekipin më të mirë në botë

Lucas Vazquez i thotë lamtumirë Real Madrid. Klubi dhe lojtari njoftuan të mërkurën se ai nuk do të kthehet më në “Bernabeu” edhe për një sezon tjetër.

Po largohem nga Real Madrid, por Real Madrid nuk do të më braktisë kurrë“, tha Vazquez në rrjetet sociale.

Kudo që të shkoj, do të them me krenari se pata nderin të luaja për ekipin më të mirë në botë. Faleminderit që më shoqëruat në udhëtimin më të madh të jetës sime“, shtoi ai.

Real Madrid po përgatit një ceremoni lamtumire për 34-vjeçarin Vazquez. “Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Lucas Vazquez, një nga legjendat e mëdha të klubit tonë“, thuhej në një deklaratë.

Vazquez është një nga lojtarët më të dekoruar në historinë e Real Madrid, duke kontribuar në 23 tituj, përfshirë pesë tituj të Champions League dhe katër tituj të Ligës spanjolle.

Ai ka bërë 402 paraqitje, duke luajtur kryesisht si mbrojtës i djathtë, por edhe si sulmues, mesfushor sulmues dhe si zëvendësues.

The post Legjenda e Real Madrid i thotë “lamtumirë” klubit: Pata nderin të luaja për ekipin më të mirë në botë appeared first on Telesport.