Paul Parker, ish-mbrojtësi i Manchester United (1991–1996) dhe ish-lojtar i Anglisë, me 19 paraqitje, kritikoi ashpër Marcus Rashford, duke thënë se “ishte dembel dhe nuk bëri asgjë” me “Djajtë e Kuq”. Po ashtu tha se pak futbollistë anglezë kanë besim tek ai.
Parker deklaroi për “MyBettingSites”: “Rashford i zhgënjeu shokët e skuadrës. Sa lojtarë në Angli do t’i besonin atij, në ekipin e tyre? Asnjë. Kur unë luaja, ishte çështje ‘jetë a vdekje’, kjo duhej mësuar që në fillim”.
Sa i përket së ardhmes së tij, Rashford është huazuar nga Manchester United te Barcelona deri më 30 qershor 2026, me opsion blerjeje prej rreth 30 milionë eurosh. “Ka shumë për të dëshmuar nëse kthehet në Angli”, – shtoi Parker. Për rolin e tij te Barça, tha: “Po bën mirë, por nuk është në 11-shen ideale. Në finalen hipotetike të Champions-it do të luanin Yamal, Raphinha dhe Lewandowski, jo ai”.

The post Legjenda e Manchester United sulmon ashpër Rashford: Ishte dembel dhe nuk bëri asgjë appeared first on Telesport.










