Jobe Bellingham nuk po gjen të njëjtin stabilitet te Borussia Dortmund si në kombëtaren angleze U-21, ku është titullar i padiskutueshëm. Mesfushori anglez nuk është zgjedhje e parë për Kovac, me paraqitje të ndërprera, gjë që ka ushqyer zërat për një kthim në Premier League, me Manchester United si opsion të mundshëm.
Një incident ka lënë gjurmë në Gjermani dhe Angli. Në ndeshjen e parë të Bundesligës, Mark Bellingham, babai i Jude dhe Jobe, zbriti në tunel për të protestuar ndaj zëvendësimit të djalit të tij, në pushimin e ndeshjes. Ai u përplas me Sebastian Kehl, drejtorin sportiv të BVB, me të cilin kishte negociuar transferimin prej 33 milionë eurosh.
Legjenda Sir Geoff Hurst (83 vjeç) e kritikoi ashpër sjelljen: “Ankohej pse ia nxorën djalin nga loja, kjo është një shaka e vërtetë. Duhet ndalur, është turp i madh”. Pas incidentit, klubi nga Dortmundi ndaloi hyrjen e familjarëve në zonën e tunelit, siç konfirmoi Kehl: “Ajo zonë është vetëm për lojtarët, trajnerët dhe drejtuesit. Nuk do të ndodhë më”.
The post Legjenda e futbollit anglez, shumë i ashpër me babain e Bellingham: Sjellja e tij, e turpshme… appeared first on Telesport.