Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij një moment të veçantë përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet përkrah këngëtares me famë botërore, Dua Lipa.
Në përshkrimin e postimit, Ledri ka shprehur mirënjohjen dhe krenarinë e tij për Duan, duke theksuar rëndësinë e figurës së saj si shqiptare që ka arritur majat e suksesit ndërkombëtar.
Ai ka shkruar: “Faleminderit që je shqiptare”, një mesazh i thjeshtë, por tepër i fuqishëm që ka prekur zemrat e shumë fansave.