Ledion Liço nuk përmbahet-Puth Sara Hoxhën në mes të skenës

Finalja e “Big Brother VIP Albania” u mbyll me shumë emocione, jo vetëm për finalistët dhe publikun, por edhe për prezantuesin e mbrëmjes, Ledion Liço.

Pas përfundimit të spektaklit, në një moment të papritur dhe shumë të ndjerë, bashkëshortja e tij, Sara Hoxha, u ngjit në skenë dhe e përqafoi në sy të të gjithëve.

Ky moment i ëmbël ishte një nga ato ndalesat e rralla ku ndjeshmëria personale dhe publike ndërthuren në mënyrë perfekte, duke e kthyer fundin e BBVA jo vetëm në një spektakël, por edhe në një kujtim të bukur, shkruan “Kosovarja”.

Kujtojmë që Ledioni gjithmonë ishte falënderues për mbështetjen dhe suportin që Sara ia jepte vazhdimisht.