Lecce ndëshkohet nga ligji i pashkruar i futbollit… Napoli-t i mjafton 1 gol për tre pikët (video)

Napoli ka fituar 0-1 në transfertë ndaj Lecce-s, në ndeshjen hapëse të javës së 9-të në Serie A. Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim pa gola.

Në fillim të pjesës së dytë, Lecce pati shansin e artë për të kaluar në avantazh. Juan Jesus prek topin me dorë brenda zonës, penallti për Lecce-n. Godet Francesco Camarda, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri i Napoli-t, Milinkovic-Savic.

Po nuk shënove, do të pësosh, ky është ligji i pashkruar i futbollit… Në minutën e 69-të, Zambo Anguissa shënon me kokë dhe kalon Napolin në avantazh, pas krosimit nga goditja e dënimit nga David Neres. Napoli fiton 0-1 dhe kryeson me 21 pikë renditjen.

Dy mesfushorët e Shqipërisë, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani ishin titullarë në takimin e sotëm.

SHIKOGOLIN

 

The post Lecce ndëshkohet nga ligji i pashkruar i futbollit… Napoli-t i mjafton 1 gol për tre pikët (video) appeared first on Telesport.