“Kemi një objektiv, që është rikthimi në Champions. Kjo ndeshje ishte thelbësore për tri pikët”, – deklaroi Rafa Leao për DAZN pas fitores së Milanit ndaj Cremoneses.
Tani vjen derbi: “Duhej ta mbyllnim mirë këtë ndeshje dhe ta fitonim, kështu ndodhi. Kundër Interit do të jetë një tjetër sfidë; nuk them vendimtare, por derbi është gjithmonë një ndeshje personale për të gjithë ne. Arrijmë aty me respekt maksimal për Interin, që është një skuadër e madhe, por me dëshirën për rezultat. Duhet ta përgatisim shumë mirë dhe trajneri e njeh këtë ndeshje. Sipas meje, do të arrijmë gati”.
Për kuptimin e derbit shtoi: “Është një ndeshje shumë e bukur për t’u luajtur. Kjo javë ndihet që në fillim, edhe jashtë Milanos. Të gjithëve iu pëlqen t’i luajnë këto sfida. Iu kërkoj shokëve të japin maksimumin dhe ta marrin personale, sepse është një ndeshje jetë a vdekje”.
The post Leao: Tri pikë të rëndësishme, derbi ndaj Interit do të luhet për “jetë a vdekje” appeared first on Telesport.










