Rafael Leao, sulmuesi i Milanit, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore ndaj Perth Glory, e fundit në turneun veror të kuqezinjve.
Çfarë pret nga ndeshja e nesërme?
Pres një ndeshje të mirë ndaj një skuadre të fortë. Trajneri na ka shpjeguar si të sulmojmë dhe mbrohemi kundër tyre, por më e rëndësishmja është të jemi gati për fillimin e kampionatit. Duhet të përgatitemi mirë, qoftë 45 apo 90 minuta, të përpiqemi të fitojmë, por qëllimi kryesor është të jemi në formë për nisjen e sezonit të ri. Ne do të japim maksimumin për ta mundur Perth Glory.
Sa ndikim ka mbështetja e tifozëve australianë të Milanit?
Janë shumë dhe ngrohtësia e tyre ndjehet. Është shumë bukur të luash në këto kushte. Jemi shumë të lumtur për mikpritjen dhe do mundohemi t’i shpërblejmë me një paraqitje të mirë.
Çfarë ju ka dhënë Massimiliano Allegri?
Ne kemi një trajner me eksperiencë, që ka fituar me Milanin. Jemi një grup i ri me disa lojtarë më me përvojë që janë këtu prej kohësh. Po ndërtojmë skuadrën me shpirtin e duhur, që na ndihmon edhe kur nuk luajmë mirë. Krahasuar me të kaluarën, gjithçka ka ndryshuar. Ndiej që këtë sezon Milani do të jetë një skuadër e vërtetë. Kemi lojtarë të rëndësishëm, që bëjnë diferencën, por mbi të gjitha do të kemi frymë të madhe skuadre.
A do të të pëlqente të kthehesh në Perth në shkurt për ndeshjen Milan-Como?
Nuk është ende zyrtare dhe nuk mund të them shumë, por nëse do të luanim përsëri këtu, do të ishte shumë bukur, sepse do të kishim shumë tifozë dhe do të ishte kënaqësi.
The post Leao: Tani luajmë si skuadër, gjithçka ka ndryshuar në krahasim me të kaluarën appeared first on Telesport.