“Leao si qendërsulmues nuk ‘fle’, Fullkrug hyri shumë mirë në lojë. Titulli? Shumë herët”

“Leao si qendërsulmues është më i gjallë në lojë dhe ka tiparet e duhura për këtë rol. Kur luan në të majtë ndonjëherë ‘fle’ dhe del nga ndeshja”. Kështu e nisi Max Allegri analizën e fitores së Milanit në Cagliari, të vendosur nga goli i portugezit.

“Në fillim pësuam tri goditje në portë. Në ato momente duhet rend dhe qetësi, sepse ndeshjet zgjasin 100 minuta, – tha ai për “Sky”. – U rritëm në pjesën e dytë, duhej të shënonim edhe një gol. Titulli? Është shumë herët për të folur; janë 5 skuadra brenda 3-4 pikëve. Fitorja ishte e rëndësishme, po aq edhe të mos pësonim gol”.

Allegri shtoi se skuadra po përmirësohet sidomos në mbrojtje dhe se kalendari është i ngjeshur. Për Fullkrug: “Sjell shumë pozitivitet, është pak prapa fizikisht, por do të na ndihmojë. Hyri shumë mirë, ishte i dobishëm në lojën ajrore dhe në mbajtjen e topit. Është shumë i fortë”. Për Bartesaghi dhe Palestra: “Një duel i bukur, në Itali ka lojtarë të fortë”.

The post “Leao si qendërsulmues nuk ‘fle’, Fullkrug hyri shumë mirë në lojë. Titulli? Shumë herët” appeared first on Telesport.