“A më bind Leao si sulmues qendror? Jo shumë”, -– ka deklaruar Luca Toni në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, duke komentuar mundësinë që portugezi të luajë si “9” te Milani.
“Mendoj se Rafa ka nevojë për hapësirë dhe të nisë nga krahu për të qenë shkatërrues në duelet një kundër një”, – ka shtuar ish-qendrsulmuesi i spikatur italian.
Toni ka folur edhe për ndikimin që mund të ketë Modric te kuqezinjtë: “Ardhja e Luka do ta ndihmojë edhe Leaon. Kroati është një kampion i madh dhe, me vetëm një ndeshje në javë, do të menaxhohet mirë nga Allegri. Besoj se do të bëjë diferencën, si De Bruyne te Napoli”.
Në lidhje me “Zonjën e Vjetër”, Toni shtoi: “Juventusi duhet t’i japë gaz nëse dëshiron të afrohet me skuadrat e para dhe të rikthehet të luftojë për titullin. Shitjet e disa lojtarëve të rëndësishëm po e ngadalësojnë merkaton e bardhezinjve, por nëse largon Vlahovic, atëherë i duhen 2-3 goditje të mëdha. Për momentin ka shumë distancë mes Juventusit dhe çiftit Napoli-Inter.
Milani i Allegrit, duke mos pasur Kupat e Europës, mund të fokusohet vetëm te kampionati. Ndonjëherë është avantazh të kesh vetëm një objektiv, edhe pse netët europiane sjellin entuziazëm. Juventusit i mungon diçka, por jam i bindur se drejtuesit do të ndërhyjnë dhe në fund Tudor do të ketë ekip konkurrues”.
The post Leao si qendërsulmes te Milan? Flet Luca Toni: Nuk më bind shumë, Rafa ka nevojë për hapësirë appeared first on Telesport.