Në një intervistë për CBS, Rafael Leao tregoi fillimisht mbërritjen te Milani: “Interi telefonoi drejtorin sportiv të Lille për mua, por nuk isha i bindur. Ndiqja Milanin e Maldinit dhe idhullit tim Ronaldinho. I thashë Lille se do të qëndroja edhe një vit. E mbyllëm të dytët dhe do të luanim në Champions, por më thanë se më kërkonte Milani. Më telefonoi Paolo Maldini, më tha se më kishte ndjekur gjatë sezonit dhe më pyeti nëse doja të shkoja te Milani. Pastaj firmosa”.
Më tej shtoi: “Pas ndeshjes së fundit më thanë se isha lojtari më i mirë i sezonit. Nuk e prisja, ka qenë padyshim një nga sezonet e mia më të mira si në aspektin personal, ashtu edhe në atë ekipor. Roli i ri si qendërsulmues? Para fillimit të sezonit isha gati për gjithçka. Kur Allegri më tha se donte të më aktivizonte si qendërsulmues, iu përgjigja se isha gati. Në atë rol mund të shënosh më shumë gola.
Në futboll numrat janë të rëndësishëm. Nëse do të jesh ndër më të mirët duhet të shënosh gola dhe japësh asiste. Nuk ishte e lehtë në fillim, por tani jam shumë i lumtur që ndodhem këtu dhe jam pikë reference për skuadrën e tifozët. Kur luan te Milani e di që ka presion të madh, sepse tifozët duan gjithmonë maksimumin. Nuk mund ta ndryshoj veten, edhe kur isha fëmijë buzëqeshja gjithmonë. Nëse do ta ndryshoja këtë, nuk do të isha më Rafael Leao”.
Disa fjalë edhe për derbin e Madoninës: “Ditët para derbit nuk del, qëndron në shtëpi. Është një javë vërtet e çmendur, të gjithë duan bileta dhe flasin për atë ndeshje, që është më e bukura e sezonit. Derbi është çështje ‘jetë a vdekje’ dhe unë dua ta jetoj. Pas ndeshjes të gjithë flasin për të për ditë me radhë. Të luash derbin është e pabesueshme, tifozët këndojnë nga fillimi deri në fund”.
The post Leao: Para Milanit më kërkoi Interi, por refuzova. Derbi është çështje ‘jete a vdekjeje’ appeared first on Telesport.










