Leao nuk e pëlqen zëvendësimin: “Pse mua?” Allegri: “Nuk mund të luhet me 12”

Rafael Leao shfaqi pakënaqësi për zëvendësimin në minutën e 63-të të Verona-Milan, duke kërkuar shpjegim nga stafi i Massimiliano Allegrit, pavarësisht asistit për golin e fitores të Rabiot. Sulmuesi portugez, pas 50 ditësh pa gol, iu drejtua Aldo Dolcetti me “pse më zëvendësoni?”

Vendimi u shpjegua me nevojën për më shumë thellësi, ndërsa hyrja e Gimenez rrezikoi një tjetër zëvendësim të shpejtë. Pavarësisht tensionit dhe fishkëllimave të tifozëve, si dhe nervozizmit të mëparshëm ndaj Lazio dhe Udinese, trajneri Allegri e minimizoi rastin, duke vlerësuar Leaon:

“Ka bërë një ndeshje të mirë, por më duhej një sulmues me karakteristika të ndryshme dhe nuk mund të luhet me 12 lojtarë në fushë”.

 

The post Leao nuk e pëlqen zëvendësimin: “Pse mua?” Allegri: “Nuk mund të luhet me 12” appeared first on Telesport.