Leao në “lupën” e Allegrit dhe Ibrës: Më kanë kërkuar t’i përdor më pak rrjetet sociale

Zlatan Ibrahimoviç e njeh mirë talentin e Rafael Leaos. Pikërisht për këtë arsye, suedezi i ka kërkuar portugezit të përqendrohet maksimalisht te futbolli, sipas asaj që ka rrëfyer vetë Leao. Pas disa sezonesh me ulje-ngritje, sulmuesi dëshiron që ky të jetë sezoni i tij i madh në Serie A, ndaj synon ta ndjekë këshillën e marrë.

Me ardhjen e Massimiliano Allegrit, lojtari duket se ka përmirësuar si paraqitjet, ashtu edhe qëndrimin. Në një video në Twitch, Leao tha se si Zlatan, ashtu edhe trajneri italian, i kanë kërkuar të largohet nga shpërqendrimet: “Allegri dhe Ibrahimoviç më kanë kërkuar t’i përdor më pak rrjetet sociale”.

Dihet se Ibrahimoviç nuk i ka përqafuar kurrë rrjetet sociale. Në autobiografinë e tij të dytë “Adrenalina” (2021), ai shkruan se nuk i ka lejuar fëmijët e tij të kishin profile sociale: “Fëmijët e mi do të vendosin vetë kur të jenë mjaftueshëm të rritur për të kuptuar sa falsitet ka në botën e platformave”.

The post  Leao në “lupën” e Allegrit dhe Ibrës: Më kanë kërkuar t’i përdor më pak rrjetet sociale appeared first on Telesport.