Llogaritë nuk dalin dhe nuk është vetëm çështje golash. Rafa Leao dhe Milani nuk kanë qenë kurrë kaq larg sa sot, as në ditët e rinovimit të vështirë me frikën, tipike kuqezi, për ta humbur falas. Askush nuk e vë në diskutim talentin e lojtarit, por Rafa është i paqëndrueshëm jo vetëm brenda kampionatit, por shpesh edhe brenda ndeshjeve, ku “zhduket” për periudha të gjata dhe shfaq një qëndrim që nuk i pëlqen Allegrit e drejtuesve.
E tillë ishte sjellja e tij e fundit në “Olimpico”; dalja e ngadaltë nga fusha kur Milani duhej të rikuperonte, reagimi i nervozuar i Igli Tares në tribunë dhe debati me Pulisic në dhomat e zhveshjes. Kjo ndryshoi trajektoren e një lojtari që duhej të ishte shtylla e ekipit për 5, 6 vitet e ardhshme, por tani duket se do të dalë në merkato.
A do të largohet? Përgjigjja është “jo” e lehtë, e cila bëhet “po” e fortë me ofertë të përshtatshme. Klauzola është 170 milionë euro, por 9 golat e tij e ulin vlerën. Milani do të dëgjojë oferta, kryesisht nga Premier League apo Arabia Saudite, rreth 80 milionë. Leao mbetet talent i paqëndrueshëm, që “ndizet dhe fiket”, ndërsa vetë, në rrjetet sociale, “rilançon sfidën e tij”.
The post Leao “ndizet dhe fiket”. Milani e nxjerr në merkato pas tekave në “Olimpico” appeared first on Telesport.










