Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Liverpool-it, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli edhe për Rafa Leao, i cili u provua si qendërsulmues në miqësoren e fundit kundër Arsenalit. Një zgjidhje emergjente, por që duket se ka ngjallur kureshtjen e trajnerit livornez, ndërsa pritet të qartësohet nëse dhe cili qendërsulmues do të mbërrijë, përveç Santiago Gimenez. Ndër emrat e përfolur, ai që duket më bindës është Dusan Vlahovic, ndonëse pengesat kryesore lidhen me pagën e lartë të sulmuesit serb të Juventusit.
A do të luajë sërish Leao si qendërsulmues?
Ndaj Arsenalit më pëlqeu, besoj se mund ta bëjë rolin e qendërsulmuesit. Si ai, ashtu edhe pjesa tjetër e skuadrës. Bëmë një ndeshje të mirë në aspektin mbrojtës dhe mund të ishim më konkretë përpara portës, por sërish krijuam disa raste.
A jeni i paduruar për të punuar me Modric?
Është një kampion dhe një lojtar i jashtëzakonshëm teknikisht. Për të gjithë do të jetë një shembull, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.
Çfarë prisni nga testi i radhës?
Do të përballemi me Liverpool-in, që është kampioni i Anglisë dhe ka fituar kampionate e Champions League. Është një test i rëndësishëm, duhet të bëjmë një paraqitje më të mirë sesa kundër Arsenalit. Ndaj ‘topçinjve” kemi bërë një ndeshje të mirë në aspektin mbrojtës, kemi pasur raste në sulm që nuk i kemi shfrytëzuar, por për momentin është në rregull kështu. Ky turne është shumë i rëndësishëm për t’u njohur dhe për të mbërritur të përgatitur në startin e Serie A.
The post “Leao mund ta bëjë…”; po sikur qendërsulmuesi i ri i Milanit të jetë tashmë në skuadër? appeared first on Telesport.