Leao: “Luka po na ndihmon të rritemi”. Modric: “Ky është Rafa që duam”

Rafael Leao u lavdërua publikisht nga Luka Modric, që e quajti “një nga më të mirët në botë”: “Rafa është fantastik. Prisja të luaja me të, por u dëmtua herët. Tani është rikthyer dhe ky është Leao që na duhet. Ka një talent të jashtëzakonshëm, mund të përmirësohet ende dhe kjo është fantastike. Varet nga ai, shpresoj që këto dy gola t’i japin më shumë besim. Është shumë i rëndësishëm për ne”.

Leao iu përgjigj me emocione: “Kur Luka erdhi në Milanello, më përqafoi dhe më tha se donte të më ndihmonte. Të luajturit me lojtarë të tillë të bën të rritesh. Jam shumë i lumtur, do të më japë shumë asiste për ta çuar Milanin përpara”.

Për ndeshjen ndaj Fiorentinës tha: “E dinim që do ishte e vështirë. Ata kanë cilësi, por punuam si skuadër. Dygolëshi im i dedikohet familjes dhe shokëve të ekipit që më mbështetën gjatë dëmtimit”. Modric shtoi: “Milan po rritet. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, me karakter dhe cilësi, duke ndjekur trajnerin”.

The post Leao: “Luka po na ndihmon të rritemi”. Modric: “Ky është Rafa që duam” appeared first on Telesport.