Për shkak të lëndimeve të shumta dhe rikthimit të tij më herët (nga kombëtarja) në Itali për ta kapur sa më shpejt formacionin, Milan-Fiorentina ptitet ta “shenjtërojë” Rafael Leaon. Sulmuesi portugez duket i rikuperuar nga dëmtimi i fillimit të sezonit kundër Barit dhe është gati të marrë një vend titullari në sulmin kuqezi.
Ai pritet të luajë si sulmues qendror, duke i dhënë mundësi Santiago Gimenez të marrë frymë pas kthimit nga Meksika dhe përshtatur me ritmin e kampionatit. Leao ofron një alternativë të fortë, veçanërisht në mungesë të Christian Pulisic, i cili vuan dëmtimin e muskujve të kofshës së djathtë. Trajneri Massimiliano Allegri mund ta aktivizojë Christopher Nkunku nga minuta e parë.
Francezi mund të luajë si sulmues i dytë ose në krah, duke ofruar befasinë që ka treguar deri tani. Ai është i favorizuar për startues pas golit me Francën. Në mesfushë, Ruben Loftus-Cheek mund të përdoret për të mbuluar mungesat, veçanërisht pas dëmtimit të Adrien Rabiot. Anglezi ofron forcë fizike dhe dinamizëm në mesfushë.
The post Leao kthehet në qendër të formacionit kuqezi, pritet titullar kundër Fiorentinës appeared first on Telesport.









