“Leao i pazëvendësueshëm për Milanin, Gimenez më kujton Crespo-n”

Në një intervistë të fundit për “La Gazzetta dello Sport”, legjenda e Milanit, Alessandro Costacurta, mendon se Max Allegri është i bekuar me opsionet sulmuese që ka te kuqezinjtë, me emra si Leao, Christian Pulisic, Christopher Nkunku dhe Santiago Gimenez.

Costacurta shprehet se njëri prej tyre është i pandalshëm, kur është plotësisht në formë. “Për mua, nuk mund ta lësh kurrë dikë si Leao jashtë. Kur luan bashkë me Pulisic, mund të jenë të frikshëm për secilën mbrojtje.

Gimenez më kujton Crespo-n kur luante te Parma. Edhe nëse Santi ka këtë problem me shënimin e golave, ai po luan shumë mirë, përballet me kundërshtarët dhe di si të krijojë lidhje me pjesën tjetër të skaudrës”, tha Costacurta.

The post “Leao i pazëvendësueshëm për Milanin, Gimenez më kujton Crespo-n” appeared first on Telesport.