Rafa Leao nuk u shfaq i kënaqur pas barazimit kundër Comos: “Ishte një ndeshje për t’u fituar. Luajtëm shumë më mirë se herën e fundit ndaj tyre, e mbajtëm më shumë topin, por në pjesën e parë duhej të ishim më vendimtarë para portës. Pësuam gol dhe vazhduam të luanim, por në pjesën e dytë duhej të tregonim më shumë vendosmëri në krosimin e fundit”.
Portugezi foli edhe për momentin e sezonit: “Po vjen një periudhë e rëndësishme dhe iu kërkoj tifozëve të jemi të gjithë bashkë”. Për garën e titullit shtoi: “Interi? Ka ende shumë ndeshje përpara”. Ndërsa për përqafimin me Maignan: “Kemi luajtur bashkë te Lille, është person i rëndësishëm për mua. Ishte një moment i vështirë për të pas gabimit, desha t’i jepja thjesht një mbështetje shtesë”.
The post Leao: Duhet të fitonim ndaj Como-s, iu kërkoj tifozëve të qëndrojmë të bashkuar appeared first on Telesport.










