Leao: Duhet të filloj ta ndiej golin, me mentalitetin e duhur mund të arrihet gjithçka

“Ishte një ndeshje skuadre, e përgatitëm shumë mirë bashkë me trajnerin. Me mentalitetin e duhur mund të bëhet gjithçka”. Këto janë fjalët e Rafa Leaos, i cili i dhuroi Milanit fitoren në fushën e Cagliarit.

“Trajneri po më vendos më afër portës dhe duhet të filloj ta ndiej golin. Nëse jemi të gjithë të përqendruar te gjërat që duhet të bëjmë, gjithçka bëhet më e lehtë”, – tha portugezi për “Sky”, ku u shpall edhe MVP i ndeshjes.

Leao vlerësoi edhe shokët e skuadrës: “Edhe Niclas (Fullkrug) hyri shumë mirë në lojë”. Për objektivat: “Kemi një synim, por rruga është ende e gjatë”. Për Bartesaghi: “Është një djalë shumë inteligjent, stërvitet shumë mirë dhe po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për skuadrën. Në fund të sezonit do t’i vijnë gjëra të mëdha”.

The post Leao: Duhet të filloj ta ndiej golin, me mentalitetin e duhur mund të arrihet gjithçka appeared first on Telesport.