Leao dhe penalltia e humbur shpëtojnë Milanin nga turpi, Genoa-s i ikën fitorja nga duart në shtesë (video)

Milan nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Genoa, në sfidën e luajtur në “San Siro”, e vlefshme për javën e 19-të në Serie A. Pas një kundërsulmi të shpejtë të Genoa-s dhe mos largimit siç duhet i topit nga Davide Bartesaghi, Ruslan Malinovskyi kroson në zonë, Lorenzo Colombo dërgon topin në rrjetë, në minutën e 28-të.

Sulmuesi 23-vjeçar është lojtar i Milanit, por këtë sezon është i huazuar te Genoa. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Genoa-n. Pjesa e dytë ishte po ashtu shumë e vakët për Milanin.

Në minutën e 58-të, Cristian Pulisic gjen golin, por anullohet nga VAR për prekje me dorë të topit nga amerikani. As zëvendësimet e kryera nga Max Allegri nuk është se dhanë ndonjë efekt.

Barazimi për kuqezinjtë do të vinte në minutën e 90+2. Luka Modric kroson nga këndi, Rafa Leao përfiton nga mos largimi i topit nga mbrojtësit vendas dhe e dërgon atë me kokë në rrjetë.

Në minutën e fundit shtesë, Genoa fitoi një penallti mjaft të kontestuar, pas një faulli të Bartesaghi brenda zone. Pas ndërhyrjes së VAR, arbitri jep penallti, Stanciu godet jashtë, duke humbur mundësinë e jashtëzakonshme për t’i dhënë fitoren ekipit të tij. Rezultati final 1-1.

Pas këtij barazimi, Milan renditet i dyti me 39 pikë, tri pikë më pak se Interi kryesues. Genoa mbetet në vendin e 17-të me 16 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Leao dhe penalltia e humbur shpëtojnë Milanin nga turpi, Genoa-s i ikën fitorja nga duart në shtesë (video) appeared first on Telesport.