“Leao, deri tani shumë i paqëndrueshëm. Gimenez ka treguar pak te Milani, për Vlahovic…”

I intervistuar nga numri i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello ka folur për Milanin, duke u ndalur te Rafael Leao: “Rafa është një histori më vete. Nuk ka dyshime që është një talent i madh, por deri tani ka qenë shumë i paqëndrueshëm. Ja pra, me Allegrin pres që të jetë më i vazhdueshëm dhe vendimtar. Shenjat e para tashmë janë dhënë.

A nevojitet një qendërsulmues? Epo, para së gjithash është çështje numrash. Te Milani është vetëm Gimenez, i cili në 6 muajt e parë me fanellën kuqezi ka lënë disa dyshime, si edhe shumë të tjerë nga skuadra.

Gimenez ka treguar diçka, por shumë pak në krahasim me shpenzimin e bërë nga klubi dhe pritshmëritë e të gjithëve në momentin e mbërritjes së tij. Duhet thënë gjithashtu se te Milani i sezonit të kaluar pak gjëra funksionuan siç duhet, ndaj ka edhe ai ndonjë justifikim”.

Te “Djalli” po përflitet transferimi i Dusan Vlahovic. A mund të shënojë serbi 20 gola në sezon me kuqezinjtë? Ja si përgjigjet Capello: “I ka realizuar tashmë te Fiorentina. Edhe në vitin e fundit me Max te Juventusi nuk ishte shumë larg (16 gola), ndonëse pati një periudhë me vështirësi të përgjithshme.

Dusan është një qendërsulmues tipik, e ka golin brenda vetes, nëse rifiton besimin dhe krijon rastet e duhura. E kam thënë disa herë, do të vinte te Milani me dëshirën për të treguar veten sërish dhe me më pak presion. Këto nuk janë dy detaje pa rëndësi…”

The post “Leao, deri tani shumë i paqëndrueshëm. Gimenez ka treguar pak te Milani, për Vlahovic…” appeared first on Telesport.