“Le Facebookun – Nëse ke fakte duhet me i çu në prokurori” Bedri Hamza thotë se qëndrimet e Osmanit janë në linjë me VV’në

Bedri Hamza nga Partia Demokratike të Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ka komentuar deklaratat e presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se nëse kjo e fundit ka fakte dhe informata duhet t’i drejtohet organeve të drejtësisë.

Hamza i ka thënë Osmanit që ta lërë Facebook-n, nëse ka shqetësime dhe nëse po u referohet adresave të institucioneve të sigurisë.

‘‘Është legjitime është drejtë që e përfundon mandatin e presidenten ose para se me përfundu mandatin, i krijon kushtet me rrethanat me liru presidencën, me u kthy me u bë pjesë e politikës me garu në një subjekt politik dhe prapë me qenë pjesë e institucioneve. Tek e fundit është presidente si rezultat e një procesi zgjedhor.

Tash në fund të mandatit këto qëndrime, janë qëndrime politike dhe janë qëndrime normalisht janë të qarta që shkojnë në favor dhe në linjë me një subjekt politik. Një qytetar me shkru në Facebook, shkrime deklarata, një gazetar, një analist  një ekspertë, është krejt në rregull. Por një bartës i një institucioni,  ka të drejtë me shkru,  por nëse ka shqetësime dhe nëse po referohet adresave të institucioneve të sigurisë, policisë, AKI-së, le facebook-un. Aty është urgjencë që institucionet shtetërore duhet me vepruar. Normalisht që këto çështje, janë çështje që ngritin shqetësime.

Nëse ka fakte, ki informata zyrtare duhet me i çu në prokurori, organet e rendit duhet me vepruar. Presidentja e ka rolin e vetë, rolin unifikues’’, ka thënë ai. /GazetaExpress