LDK s’pret diçka të re nga seanca e sotme

Deputeti i betuar i LDK-së, Alban Zogaj ka deklaruar para medieve se si subjekt politik nuk presin diçka të re as nga seanca e sotme e cila e shënon të 46-ën me radhë.

Tutje ai tha se është shqetësuese situata e krijuar në politikën kosovare, transmeton Klankosova.tv.

“Pa institucione ne duhet të shqetësohemi çdo ditë, dhe Presidenca është një pjesë e institucioneve të vendit, por pjesa e Kuvendit është pjesa kryesore e cila mbikëqyr edhe punën e qeverisë si dhe i krijon institucionet e reja, ndaj shqetësimi duhet të ekzistojë dhe shqetësimi është i madh”, tha Zogaj.

The post LDK s’pret diçka të re nga seanca e sotme appeared first on Kosovapost.net.