Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Jehona Lushaku-Sadriun për Kryetare të Grupit Parlamentar të LDK-së në legjislaturën e dhjetë.
Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku shprehet i bindur se ajo në këtë përgjegjësi të re do ta udhëheqë Grupin Parlamentar me përkushtim, korrektësi politike dhe respekt për njerëzit me të cilët punon
“Jehona është një deputete me integritet, me përgatitje akademike dhe përvojë politike, por mbi të gjitha një bashkëpunëtore e afërt, e ndershme dhe e përkushtuar me gjithë qenjen njerëzore në demokracinë parlamentare, në shtetin ligjor dhe në orientimin euroatlantik të Kosovës – vlera që janë themel i LDK-së”.
“Mbi të gjitha, do ta përfaqësojë Lidhjen Demokratike të Kosovës me dinjitet dhe do ta bëjë krenar çdo mbështetës tonin, ashtu si edhe vetë qytetarët e Kosovës, për përfaqësimin parlamentar të LDK-së. Të priftë e mbara, Jehona!”, thotë ai.










