LDK “më e gatshme se kurrë për zgjedhje” , thotë Zogaj: 21 dhjetori “opsion më i mirë”

Alban Zogaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se janë “të gatshëm më shumë se kurrë” për zgjedhje të reja parlamentare dhe se besojnë në ngritje të rezultatit në favor të tyre.]

Zogaj tha se 21 dhjetori është opsion i pranueshëm për LDK-në si datë për zgjedhje

“Data 28 dhjetor nuk është datë e përshtatshme për zgjedhje për shumë arsye, në prag të vitit të ri, dhe çka është shumë e rëndësoshme numërimi i votave i bie bash në ndërrim të motmotit. Opsioni jonë është 21 dhejtori datë e mundshme dhe i përket afateve kushtutese. Por, të shohim cili është vullneti edhe i partive tjera për datën/

Ne jemi gati për çdo datë tanimë, LDK është e gatshme për zgjedhje/ Dhe mund të themi që asnjëherë s’kemi qenë më të gatshëm se sa tash. Strukturat e LDK-së janë sduper të përgatitura edhe për një palë zgjedhje të reja. Ne presim rezultat tjetër, për LDK-në shumë më të mirë. Do të dalim me shumë më shumë deputetë në zgjedhjet e reja. E shohim në çdo matje që e bëjmë”, tha Zogaj në RTV Dukagjini.