LDK mblidhet nesër, a pritet dorëheqja e Abdixhikut?

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) pritet të mblidhet përgjatë së nesërmës.

Burime të Gazetës Insajderi e kanë përshkruar këtë mbledhje më shumë si një lloj “takimi konsultativ”. Kjo është hera e parë që LDK’ja si subjekt politik po organizon mbledhje pas përformancës së dobët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Ndonëse është pritur dorëheqje morale nga Abdixhiku si shkak i rezultatit të dobët, burime të Insajderit s’kanë konfirmuar as mohuar nëse pritet të jetë në rend dite dorëheqja e të parit të LDK’së.

Abdixhiku në konferencën pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit dha shenja për dorëheqje. Megjithatë, ky i fundit së fundmi është “aktivizuar” me gjuhë polarizuese në drejtim të mediave.

LDK në këto zgjedhje mori vetëm 13.34 përqind apo vetëm 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës