- LDK do udhëheqjen e qeverisë – dhe që ajo qeveri të jetë stabile (për nga numrat).
Kështu e përmblodhi qëndrimin e LDK-së, Nënkryetarja e këtij subjekti, Doarsa Kica-Xhelili, karshi partive ish-opozitare të cilët synojnë ndërtimin e një qeverie në eventualitetin e dështimit të Vetëvendosjes për të ndërtuar shumicë parlamentare.
Kjo në dritën e refuzimit të kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i bëri ofertës/ftesës së Albin Kurtit për t’u takuar të mërkure/enjten për “konsultim rreth Qeverisë së re” – përkatësisht, thirrjes për koalicion VV-LDK.
Kica-Xhelili në “Rubikon” të Klan Kosovës shtroi pyetjen në formë përgjigje: “Më shumë se një muaj duke na akuzuar për gjithçka të mundshme dhe përnjëherë ne jemi versioni më i pranueshëm për një partner të koalicionit?”
“Kjo flet për ta”, konstatoi ajo.
LDK që nga ana e bllokut ish-opozitar është akuzuar për bllokuese të një koalicioni të mundshëm dhe se po i bën “shpëtimtarin” Kurtit – sipas Doarsa Kica-Xhelilit, ka qëndrimet e eta të dhëna para dhe pas zgjedhjes.
Se duan të udhëheqin qeverinë – dhe se ajo qeveri të jetë numerikisht e qëndrueshme e jo jetëshkurte “që varet nga vota e një individi”.
“Nuk kemi diskurs të vijave të kuqa. Ne nuk kemi bllokada për partitë tjera. Asnjëherë nuk kemi thënë që nuk bëjmë koalicion me partitë e tjera. Kemi thënë ne synojmë udhëheqjen e qeverisë për shkaqe implementimi të programit tonë, dhe për qeveri stabile që e bën këtë të bëshme”, tha ajo.
“Kjo nuk është protagonizëm, dhe kjo është besim i thellë anëtarësisë tonë që vetëm përmes udhëheqjes së qeverisë nga LDK mund të shtyhet para programi jonë”, tha ajo.
Në shkrimin e Abdixhikut ku refuzoi thirrjen e Kurtit ky i fundit tha se në rast të dështimit të Vetëvendosjes për të ndërtuar qeveri, ai do t’i njeh të drejtën secilit që arrin të sigurojë shumicë parlamentare.
Refuzimi ndaj VV-së
LDK nuk ia pranoi thirrjen për takim “për Qeveri të re” Albin Kurtit.
Kështu edhe zyrtarisht u përfundimisht u deklarua Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit të fundit të nivelit të lartë të partisë, ku objekt shqyrtimi ishte edhe ftesa e djeshme e Kurtit.
Çka veçse dihej – i.e refuzimi –u nxor edhe edhe si qëndrim/vendim të kryesisë së ngushtë.
Kjo në dritën kur Vetëvendosja e pranoi përfundimisht se nuk ka numra e vetme për të ndërtuar qeveri: dhe shpëtimin numerik e kërkuan në derë të Lumir Abdixhikut.
Glauk Konjufca prodhoi një mijë e një arsyetime përzbutëse: për çka tha se si parti “nuk i kanë numrat” dhe se qëndrimet kategorike se nuk hynë në koalicion me partitë ish-opozitare “janë modifikuar gjatë rrugës”.
“Mes ‘hajvanatit’, ‘mbytjes së LDK-së’, ‘bashkëpunëtorëve të Serbisë’, mes moçalit të madh të pështymave ndaj nesh – unë, LDK dhe votuesit tanë – nuk e gjejmë veten as për konsultim.
Sepse fjalët, si edhe bindjet, kanë peshë.
Fjalët e thëna ndaj nesh kanë peshë. Dhe fjalët tona – ato që u kemi dhënë qytetarëve tanë, atyre që nuk joshen nga spektakli i përçarjes por që besojnë se shteti ndërtohet me respekt e dinjitet – kanë peshën e fjalës së dhënë. Peshën e besës“, shkroi Abdixhiku.
Abdixhiku për letrën e pranuar nga Albin Kurti – rikujtoi veprimet, sjelljen dhe gjuhën e Vetëvendosjes ndaj LDK-së, dhe një takim të tillë, në këtë dritë, Abdixhiku tha se “do të ishtekapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik”.
“Duket se fjalët e thëna e bindjet e ushqyera në vijimësi, nuk kanë peshë njëjtë për të gjithë. Sepse, pavarësisht të gjithë gjërave të thëna, të bëra e stërbëra, dje kam pranuar një letër nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, për takim konsultativ mes nesh.
Sado që unë dhe LDK nuk udhëhiqemi nga inati; sado që ne besojmë në dialog, bashkëpunim e komunikim njerëzor e politik; një takim i tillë – madje edhe konsultativ – do të ishte kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik”, tha ai.